Aktualitet

Aksidenti tragjik në Itali/ DETAJE të reja, dëshmia e miqve të të riut që drejtonte BMW-në: Nuk kemi udhëtuar me shpejtësi

Ata kanë mohuar se ishin duke ecur me shpejtësi.

9 Mars 2023, 11:12 Nga a.l
Aksidenti tragjik në Itali/ DETAJE të reja, dëshmia e miqve
Aksidenti

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Itali në Treviso ku humbën jetën dy vajzat Eralda Spahillari dhe shoqja e saj Barbara Brotto, ndërsa të dashurit e tyre, vetë shoferi dhe shoku i tij Daniel Castelli mbetën të plagosur. Miqtë e Mikele Tatanit, 19 vjeçarit që humbi kontrollin e makinës BMW dhe u përplas me pemën kanë folur për aksidentin tragjik. Ata kanë treguar dinamikën e ngjarjes si Gëzim Qerosi, i cili ishte në makinën Volkswagen 'Polo' bashkë me tre të rinj të tjerë dhe panë momentin e përplasjes. Ata kanë mohuar se ishin duke ecur me shpejtësi, shkruajnë mediat italiane.

Ne kemi qëndruar gjithmonë në zonë. Vetëm njëri prej nesh u kthye në makinë, por ai e bëri për të shkuar të paralajmëronte babanë e Danielit”, do t'i kishin thënë burrit.

Pashë emrin tim në gazeta, ishin shkruar gjëra të pavërteta, si fakti që bënim një garë shpejtësie. Por avokati im tha që nuk mund të komentoj. Dhe për momentin as që do të më pëlqente”, është përgjuar dje nga Corriere fjalët e Gezim Qerosit.

Por Qerosi u tha bashkëmoshatarëve se Mikele do të kishte tentuar ta parakalonte në të majtë. 

Po ecte shpejt. Makina e tij u përplas në anën time dhe humbi menjëherë kontrollin”, tha ai. 

“U kërkoj atyre që e donin vajzën time të qëndrojnë pranë jo vetëm me ne, por me të gjithë fëmijët e përfshirë dhe prindërit e tyre: kjo tragjedi ka shkatërruar jo dy, por tetë familje”, ndaj ndërkohë dje Gabriella, nëna e Barbara Brotto, 17 vjeçe. 

Dje më 8 mars, Gabriella, nëna e Barbara Brotto-s u shpreh e prekur se ky aksident shkatërroi tetë familje. 

U kërkoj atyre që e donin vajzën time të qëndrojnë pranë jo vetëm me ne, por me të gjithë fëmijët e përfshirë në aksident dhe prindërit e tyre. Kjo tragjedi shkatërroi tetë familje”, tha ajo.  

Pavarësisht dhimbjes për humbjen e vajzës së saj të vetme, gruaja gjeti forcën t'u drejtojë një mendim edhe atyre që kanë mbetur me një gur në ndërgjegje.

barbara brotto

Sondazh

Poll