9 Mars 2023, 12:55
Nga k.m.
Matteo Messina Denaro
ITALI- Bosi mafioz Matteo Messina Denaro ka hequr dorë mëngjesin e sotëm për t'u paraqitur në gjyqin ku akuzohet si nxitës i masakrave të Capaci dhe via D'Amelio. Gjykata e kryesuar nga kryetarja e gjykatës së apelit, Maria Grazia Vagliasindi, bëri të ditur se pas heqjes dorë të avokates së parë, Messina Denaro nuk ka caktuar një tjetër. Sipas ANSA, prandaj, Calogero Montante u caktua si mbrojtës publik për kreun mafioz.
Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'?
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.
Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro
Bota
9 Mars 2023, 12:41
a.l
Pamje nga aksidenti në Greqi
GREQI- Vasiliki 19 vjeç, studentja e Fizioterapisë e cila po udhëtonte me të dashurin e saj n&...
Bota
9 Mars 2023, 12:31
a.l
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar sëirsh falje qytetarëve për tragjedinë e...
Bota
9 Mars 2023, 12:19
a.l
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të ...
Bota
9 Mars 2023, 12:07
a.l
Sekuestrohen drogë në Greqi
GREQI- Kontrolle blic janë zhvilluar në disa zona në Greqi. Mediat greke raportojnë se në sh...
Bota
9 Mars 2023, 11:47
a.l
Vladimir Putin dhe Sergei Roldugin
RUSI- Në Zvicër po zhvillohet gjyqi i 4 bankierëve të cilët akuzohen se kanë ndihmuar pres...
Bota
9 Mars 2023, 11:44
a.l
Afganistan
AFGANISTAN- Guvernatori taleban i provincës Balkh të Afganistanit u vra në një shpërthim në zyrën e tij m&eum...
Bota
9 Mars 2023, 11:36
a.l
Christopher Hill
KOSOVË- Ambasadori i SHBA’së në Breograd, Christopher Hill, ka folur sërish për takimin e Brukse...
Bota
9 Mars 2023, 11:05
a.l
Nxënësit në Guangyuan
KINË- Një shkollë e një qyteti të vogël në qytetin Guangyuan të provinc&e...
Bota
9 Mars 2023, 10:57
a.l
Tokë në Australi
SHBA- Të nominuarit për Oscar do të marrin 1 metër katror tokë në Australinë e ja...
Bota
9 Mars 2023, 10:49
a.l
Mitch McConnell
SHBA- Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell është shtruar në spital pasi u rrwzua në ...