Bota

'Të gjithë do të jemi vrasës nëse e gjithë kjo nuk ndryshon'/ I mbijetoi aksidentit tragjik në Greqi, 19-vjeçarja reagon e revoltuar: Më vjen turp që jam gjallë

Vasiliki ndodhej në makinën e restorantit, makina e dytë e trenit i cili në momentin e përplasjes ishte plot me të rinj dhe u shpëtua kur ajo dhe i dashuri i saj gjetën një vrimë në tokë dhe zbritën prej saj.

9 Mars 2023, 12:41 Nga a.l
'Të gjithë do të jemi vrasës nëse e gjithë
Pamje nga aksidenti në Greqi

GREQI- Vasiliki 19 vjeç, studentja e Fizioterapisë e cila po udhëtonte me të dashurin e saj në 'Intercity 62', treni i pasagjerëve që u përplas me trenin e mallrave në Larisa ku humbën jetën 57 persona ka reaguar e revoltuar lidhur me ngjarjen. 

Më vjen turp që jetoj në këtë vend, askush nuk del dhe askush nuk flet. Nuk kërkoj falje, nuk do ta ndryshoja këtë, të gjithë do të jemi vrasës nëse e gjithë kjo nuk ndryshon” , tha ajo. 

Vasiliki ndodhej në makinën e restorantit, makina e dytë e trenit i cili në momentin e përplasjes ishte plot me të rinj dhe u shpëtua kur ajo dhe i dashuri i saj gjetën një vrimë në tokë dhe zbritën prej saj, shkruan Protothema.gr 

Po ngjiteshim nga Teba në Selanik. Ishim në restorant kur pati një shpërthim dhe një zhurmë. Po shikoja drejt Athinës. Një vagon ra mbi ne, çarçafët na ranë të gjitha, ne dolëm nga një vrimë në tokë”, ka përshkruar fillimisht ajo se çfarë ka ndodhur në momentin e përplasjes së trenit.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave në greqi

Sondazh

Poll