FOTO- Sekuestrohen 93 pako me mallra kontrabandë, në kërkim administratorja e një poste private
Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka zbuluar një veprimtari kriminale e cila vepronte në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme. Operacioni i koduar "Pakot postare 2" shpalli në kërkim gruan 32-vjeçare me inicialet A. D. banuese në Tiranë, administratore e një poste private. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për personat: L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.
Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar "Pakot postare 2". Sekuestrohen 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj). Shpallet në kërkim administratorja e postës private, e cila tregtonte mallrat e kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të punësuar për tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Pakot postare 2".
Si rezultat i këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasja A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.
Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasja A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sondazh
Festimet për 8 Marsin përfundojnë me pasoja! Përfshihet nga flakët gjatë natës taverna në Sarandë (VIDEO)
Lokai ne flake SARANDË- Festa e grave në Sarandë përfundoi me dëme të mëdha. Një tavernë mori flakë gjat&...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 9 Mars 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Freedom Ho...
Raporti i Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë! Korrupsioni dhe krimi i organizuar probleme serioze
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në botë shënoi rënie për të 17-in vit me radhë. Agresioni i Moskë...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Moti TIRANË- Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave t&eu...
Dan Hutra i vrau bashkëshorten shtatzënë dhe motrën, Erion Hysa: Çfarë kuptimi ka 8 Marsi…!? (VIDEO)
Erjon Hysa TIRANË- Dyert e mortit janë hapur me 2 mars në familjen Hysa në Kodër-Kamëz. Familjarët zgjedhin të mos ...
Djali i familjes Hysa: Dan Hutra të pushkatohet! Si mund të ushqehet me taksat tona në burg ai
I riu Hysa TIRANË- Një nga djemtë e familjes Hysa ku bëri masakrën Dan Hutra kërkon hakmarrje. Në një prononcim p&e...
Lanë Kukësin për Londrën, emigrantët: Jemi të suksesshëm në rrugën tonë, vijmë shpesh por nuk gjejmë atë që shpresojmë
Emigrant KUKËS- Shumë shqiptarë, banorë të Kukësit kanë zgjedhur rrugën e emigrimit si zgjidhjen për të d...
VIDEO/ Babai i Elena Hysës: Dan Hutra më mori në telefon kur doli nga burgu
Zaim dhe Erjon Hysa TIRANË- Zaim Hysa, babai i Elena Hysës, gruas së Dan Hutrës ka treguar se autori i masakrës së Paskuqanit...
VIDEO/ “S’pyes për njeri”, ndërtuesi përjashton trashëgimtaren në mes të Tiranës
Hava Agollari TIRANË- Pronësia mbi truallin ku po ndërtohet një pallat në Rrugën e Dibrës në Tiranë ësht&...
“Djali desh vdiq ti do lekët”. I merr makinën borxh dhe e aksidenton, Gentjan Merkaj nuk kthen mjetin
Emisioni Stop TIRANË- Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për një pr...
