Politike

8 Marsi rikthen Bashën...me fjalët e Ramës

Basha përcolli një mesazh që ndoshta për ‘fatin e keq’ që e përndjek, rastisi të ishte i njëjtë me atë që dha kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që zhvilloi në Dubai më 14 shkurt.

8 Mars 2023, 19:59 Nga F.M
8 Marsi rikthen Bashën...me fjalët e Ramës
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha poston rrallë, sidomos tani që vendi i tij në Kuvend si deputeti i Partisë Demokratike ka kaluar në plan të dytë. Nuk dimë të themi se cilës fushë të jetës po i jep prioritet tani personi që drejtoi PD-në për nëntë vite nën hijen e liderit historik Sali Berisha, por ajo që e rikthen në rrjetet sociale janë disa data historike.

Një prej tyre ishte edhe sot, 8 Marsi. E pikërisht për Dita Ndërkombëtare e Gruas, Basha përcolli një mesazh që ndoshta për ‘fatin e keq’ që e përndjek, rastisi të ishte i njëjtë me atë që dha kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që zhvilloi në Dubai më 14 shkurt.

Bëhet fjalë për shprehjen e Margaret Thatcher, ish-kryeministre e Britanisë së Madhe.

“Nëse e do një punë të mbaruar, kërkoja një gruaje,"- thoshte Thatcher, shprehje kjo që Rama prej kohësh e përdor, duke u referuar zonjave ministre në kabinetin e tij. Ndërkohë që sot e ka bërë "sefte" dhe Lulzim Basha.

Sigurisht që kryeministri nuk e ka të drejtën ekskluzive të përdorimit të kësaj shprehje, por mesa duket edhe Basha është frymëzuar sot pak nga kjo deklaratë. Veçse nuk e pamë kurrë se si do e zbatonte…

Postimi

lulzim basha edi rama

Sondazh

Poll