Bota

Nxiti protesta masive/ Macron nuk tërhiqet, senati miraton rritjen e moshës së daljes në pension, pritet votimi në Asamblenë Kombëtare

Dhoma e lartë franceze pritet të miratojë nenet e mbetura të projekt-ligjit të reformës më vonë këtë javë.

9 Mars 2023, 09:58 Nga a.l
Nxiti protesta masive/ Macron nuk tërhiqet, senati miraton rritjen e
Miratohet projektligji për rritjen e moshës së daljes në Pension

FRANCË- Senati i Francës votoi mëngjesin e kësaj të enjteje reformën për të rritur moshën e daljes në pension me dy vite në 64, duke hedhur kështu poshtë qëndrimin e qytetarëve të që prej muajit janar kanë oragnizuar portesta masive në vend kundër miratimit të kësaj reforme. Mediat franceze raportojnë se tashmë pritet edhe votimi në Asamblenë Kombëtare.  Macron-it i mungon një shumicë e plotë në Asamblenë Kombëtare dhe do t’i duhet të bindë disa dhjetëra ligjvënës konservatorë ose të përdorë fuqitë e tij kushtetuese për të anashkaluar parlamentin. Organi legjislativ i dominuar nga konservatorët votoi në favor të një neni vendimtar për të rritur moshën e daljes në pension me 201 vota pro.

Dhoma e lartë franceze pritet të miratojë nenet e mbetura të projekt-ligjit të reformës më vonë këtë javë. Më pas do t’i dorëzohet një komisioni ndërmjetësimi midis ligjvënësve nga Senati dhe Asambleja Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit, javën e ardhshme. 

Që prej muajit janar qytetarët e sindikatat kanë oragnizuar protesta masive dhe tubime kundër kësaj rerfome. Linjat hekurudhorë, autobusët dhe linjat ajrore ndërprenë punën gjatë ditëve të grevave. Portet kryesore detare u bllokuan gjithashtu, pasi punëtorët e porteve ishin në mesin e atyre që iu bashkuan grevave të vazhdueshme që kërkonin të bindin presidentin Emmanuel Macron të ndryshojë kursin e projektligjit që ai ka mbrojtur.

protesta ne france

Sondazh

Poll