Bota

Panik në Los Anxhelos/ Personi i armatosur qëllon me armë drejt 3 policëve, autoritetet i kundërpërgjigjen

Autoritetet kanë ndërhyrë për të neutralizuar sulmuesin, por kur panë që ai mund të rrezikonte oficerë të tjerë e kanë qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. 

9 Mars 2023, 09:41 Nga a.l
Panik në Los Anxhelos/ Personi i armatosur qëllon me armë drejt 3
Policia në Los Anxhelos

SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në los Anxhol. Mediat e huaja raportojnë se tre oficerë policië kanë mbetur të plagosur, pasi u qëlluan me armë nga një person i panjohur. Autoritetet kanë ndërhyrë për të neutralizuar sulmuesin, por kur panë që ai mund të rrezikonte oficerë të tjerë e kanë qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. 

Jam i lehtësuar dhe mirënjohës që këta tre oficerë të guximshëm policie janë në gjendje të qëndrueshme”, tha kryebashkiaku Karen Bass gjatë një konference për shtyp.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin momentin kur policët rrethuan një zonë rreth një parkingu në lagjen Lincoln Heights. I dyshuari ishte i liruar me kusht për një vepër penale. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje pak para orës 21:30, pas përplasjes me policinë.

sulm ne shba

Sondazh

Poll