Bota

Tronditet industria e restoranteve në Japoni, klientët 'e pabindur' abuzojnë me sendet dhe ushqimin e servirur

Mes numrit të të arrestuarve është një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka pirë nga një shishe e zakonshme salcë soje në një restorant kaitenzushi të drejtuar nga Kura Sushi në qytetin qendror të Nagoya në fillim të muajit të kaluar.

9 Mars 2023, 09:26 Nga a.l
Tronditet industria e restoranteve në Japoni, klientët 'e
Sushi në Japoni

JAPONI- Disa klientë në restorantet japoneze kanë shfaqur sjellje jo të hijshme dhe aspak higjenike duke detyruar pronarët e këtyre binzeseve të marrin masa duke i denoncuar në polici. Mediat e huaja raportojnë se një klient pështyu në ushqimet që ishin përgatitur për klientët e tjerë. Tre persona, të gjithë pjesë e të njëjtit grup darkash, ishin arrestuar për sjellje të pahijshme ndaj shërbimit të biznesit. 

Mes numrit të të arrestuarve është një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka pirë nga një shishe e zakonshme salcë soje në një restorant kaitenzushi të drejtuar nga Kura Sushi në qytetin qendror të Nagoya në fillim të muajit të kaluar. Dy klientë të tjerë, një burrë 19-vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare, u arrestuan gjithashtu pasi dyshohet se ndihmuan në shpërndarjen e një videoje 10 sekondëshe ku ajo shfaqej teksa vendoste një shishe salce soje në gojë.

Një varg incidentesh johigjenike, duke përfshirë atë në të cilin një adoleshent lëpiu buzën e një filxhani çaji para se ta vendoste sërish në një raft, më pas fshiu pështymën në një pjatë me sushi, u publikua në fillim të këtij viti, duke detyruar zinxhirët e restoranteve të marrin masa drastike.

Kura Sushi tha se së shpejti do të fillojë të përdorë kamera të pajisura me inteligjencë artificiale për të monitoruar tavolinat e klientëve. Kaitenzushi, e cila është rritur në një industri prej 740 miliardë ¥ (4,5 miliardë £/5,4 miliardë dollarë) që nga hapja e restorantit të parë në Osaka në vitin 1958 po përpiqet të përdorë teknologjinë më të avancuar për të përshpejtuar shpërndarjen e ushqimit për darkuesit. 

arrestime ne japoni

Sondazh

Poll