Bota

Protestat japin efekt! Gjeorgjia tërheq ligjin për "agjentët e huaj"

9 Mars 2023, 09:18 Nga A.B
Protestat japin efekt! Gjeorgjia tërheq ligjin për "agjentët
Protesta

GJEORGJIA- Partia qeverisëse e Gjeorgjisë ka deklaruar se do të tërheqë një projektligj të rëndësishëm, përballë protestave masive dhe kritikave të përhapura. Për ditë të tëra, mijëra protestues kanë dalë në rrugë në Tbilisi të zemëruar pasi një ligj i stilit rus filloi kalimin e tij në parlament. Projektligji flet për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile.

Sipas projektligjit, grupet joqeveritare dhe mediat do të ishin në shënjestër nëse marrin mbi 20% të financimit nga jashtë. Partia kryesore në pushtet tha se po e tërhiqte projektligjin "pa kushte".

Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje. Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.

Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej. Zyrtarët e BE-së e kishin dënuar projektligjin si të papajtueshëm me vlerat e BE-së, raporton BBC.

gjeorgjia protesta ne gjeorgji

Sondazh

Poll