Bota

Një nga trenat bie sipër tjetrit/ PAMJE të reja nga përplasja fatale në Larisa ku vdiqën 57 udhëtarë (VIDEO)

Ky është momenti tronditës i përplasjes mes trenit të pasagjerëve dhe trenit të mallrave të cilët ishin në të njëjtën binar kur vagonët shpërthejnë në flakë.

9 Mars 2023, 08:44 Nga a.l
Një nga trenat bie sipër tjetrit/ PAMJE të reja nga
Pamje nga aksidenti në Greqi

GREQI- Një video e re tronditëse e minutave të para pas përplasjes së trenave në Larisa është publikuar së fundmi në mediat greke. Video e regjistruar nga një pasagjer në 'Intercity62' tregon ferrin e zjarrit që shpërtheu pasi trenat u përplasën. Në të njëjtën video janë regjistruar zërat e njerëzve që tentojnë të dalin nga treni i pasagjerëve, ku njëri prej të mbijetuarve flet në telefon me një të afërm dhe kërkon ndihmë. Ky është momenti tronditës i përplasjes mes trenit të pasagjerëve dhe trenit të mallrave të cilët ishin në të njëjtën binar kur vagonët shpërthejnë në flakë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll