Bota

PAMJE të reja me dron/ Përmasat e tragjedisë në Greqi nga përplasja 'kokë më kokë' e trenave (FOTO)

Krahas deformimit të pësuar nga përplasja, këta vagona thuajse janë shkatërruar nga zjarri që ka ndodhur pas përplasjes kokë më kokë, duke rezultuar në temperatura që kaluan 1000 gradë Celsius.

9 Mars 2023, 08:34 Nga a.l
PAMJE të reja me dron/ Përmasat e tragjedisë në Greqi nga
Aksidenti i trenave në Greqi

GREQI- Pamjet që shihni më poshtë të cilat janë vëzhguar me dron, tregojnë përmasat e tragjedisë hekurudhore në Larisa të Greqisë, pas përplasjes 'kokë më kokë' të trenave natën e 28 shkurtit. Mediat greke raportojnë se vagonët dhe motorët e trenit të pasagjerëve dhe të trenit tregtar të përfshirë në aksident janë zhvendosur në një vend në pronësi të OSE. 

Siç shihet në pamjet e transmetuara, janë tre vagonët e shkatërruar, ku ndodheshin 57 viktimat e përplasjes vdekjeprurëse. Krahas deformimit të pësuar nga përplasja, këta vagona thuajse janë shkatërruar nga zjarri që ka ndodhur pas përplasjes kokë më kokë, duke rezultuar në temperatura që kaluan 1000 gradë Celsius.

PAMJE të reja me dron/ Përmasat e tragjedisë në Greqi nga
vagoni
PAMJE të reja me dron/ Përmasat e tragjedisë në Greqi nga
mbetjet e vagonit
PAMJE të reja me dron/ Përmasat e tragjedisë në Greqi nga
vagoni

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll