Aktualitet

S’ka paqe për Tiranën, sërish tërmet 4.5 ballë, njerëzit dalin në rrugë

22 Shtator 2019, 20:09 Nga DOSJA
S’ka paqe për Tiranën, sërish tërmet 4.5 ballë,

TIRANË– Vijojnë lëkundjet në vend.  Një tjetër tërmet është shënuar në orën 22:08 minuta, me epiqendër 9 km në veri të Durrësit, pranë Vorës.

Lëkundjet sizmike kanë qënë me magnitudë 4.5 , duke e rritur sërish intensitetin e tyre të pasgoditjeve të tërmetit. Gjithashtu pas çdo tërmeti epiqendra e tij është afruar çdo herë e më shumë drejt Tiranës.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë dalë menjëherë nga banesat e tyre në një vend të sigurt. 

Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Mbrojtjes, duke kërkuar qetësi, të ndikuar edhe nga një lajm shumë i përhapur në mediat online. Sipas lajmit të rremë, një tërmet shumë i fuqishëm do të ndodhte në orën 11:30.

Ditën e djeshme, një tërmet me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama termet i forte ne shqiperi edi rama termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2019, 16:08

TIRANË– Ditën e djeshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, u trumpetuan gjatë në media qendrat e emergjencave. (Shiko këtu)Në një prononcim për Report Tv, nënk...