Aktualitet

Vendimi/ Ministrja Shahini mbyll shkollat në tre qarqe, edhe prindërit pushim

22 Shtator 2019, 17:43 Nga DOSJA
Vendimi/ Ministrja Shahini mbyll shkollat në tre qarqe, edhe prindërit

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se dita e hënë do të jetë pushim në shkollat në qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.

Në një konferencë për shtyp, Shahini shprehet se në total 98 shkolla kanë pësyar dëmtime dhe 2 të tjera janë në gjendje të pasigurt. 

Fjala e ministres Besa Shahini para mediave:

Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës.

Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar. Infrastruktura shkollore është plotësisht gati që të fillojnë mësimet ditën e nesërme. Qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë. Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim. Sa ju takon prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9 vjeçare, nesër mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini shkollat pushim termet i forte ne shqiperi besa shahini shkollat pushim termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2019, 16:08

TIRANË– Ditën e djeshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, u trumpetuan gjatë në media qendrat e emergjencave. (Shiko këtu)Në një prononcim për Report Tv, nënk...