Aktualitet

22 Shtator 2019, 16:08 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e djeshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, u trumpetuan gjatë në media qendrat e emergjencave. (Shiko këtu)

Në një prononcim për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku krah prefektes së Tiranës dhe deputetit Ervin Bushati u shpreh se qendrat e ngritura do të ishin gati për të pritur njerëz. 

“Do të ngrejmë 6 pika pritëse për të kaluar natën nëse do të jetë nevoja. Qendrat do të jenë fuksionale dhe me staf duke pritur njerëz që të akomodohen në to,“-u shpreh Mazniku.

Në kohën kur ra tërmeti i parë pas mesnatës, disa qytetarë kishin dalë nga shtëpitë për t’ju drejtuar qendrës së vendosur pranë Stadiumit Dinamo. 

Mirëpo pikërisht në vendin që më parë kishin shkuar ministra dhe zyrtarë të Bashkisë, nuk kishte asnjë qendër të ngritur.

Këtu duhet të mblidheshim? Ku është ushtria, ishin katër ministra? I ngrita fëmijët me batanije në dorë. Bashkia nuk e hap telefonin. Kam fëmijë të vegjël. Të njoftojnë eprorët dhe të sjellin batanije,”-shprehen banorët. 

Pika e emergjencës u ngrit pas mbledhjes së banorëve, por vetëm pas vetëm 1 orë e 30 minutave duke lënë të moshuar e fëmijë në pritje.

(k.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pikat e emergjences stadiumi dinamo termet i forte ne shqiperi pikat e emergjences stadiumi dinamo termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll