Aktualitet

Pasojet e tërmetit, miratohet fondi prej 1 milionë dollarësh i Bashkisë së Tiranës

22 Shtator 2019, 16:49 Nga DOSJA
Pasojet e tërmetit, miratohet fondi prej 1 milionë dollarësh i

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi fondin 1 milionë dollarë për banorët e prekur nga tërmetet.

Fondi do të shkojë në ndihmë të banorëve të kryeqytetit të dëmtuar nga tërmetet e ditës së djeshme.

Vendimi për shpërndarjen e tij u mblodh gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit të Emergjencës në Bashkinë e Tiranës.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane fondi i emergjencave bashkia tirane fondi i emergjencave

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2019, 16:08

TIRANË– Ditën e djeshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, u trumpetuan gjatë në media qendrat e emergjencave. (Shiko këtu)Në një prononcim për Report Tv, nënk...