Aktualitet

Tërmeti i fortë “shkundi” Tiranën, plasariten muret e godinës të Kryesisë së Kuvendit (Foto)

22 Shtator 2019, 16:53 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë “shkundi” Tiranën, plasariten muret e

TIRANË- Tërmeti që lëkundi ditën e djeshme Shqipërinë, shkaktoi dëmtime në ndërtesa dhe lëndime në njerëz që kryesisht u  shënuan në Durrës dhe në Tiranë.

Që dje  u raportua mbi numrin e banesave të dëmtuara ndërsa kanë vijuar edhe ditën e sotme të evidentohen të tjera raste ku tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar dëme.

Por këtyre lëkundjeve të larta sizmike nuk u kanë shpëtuar as disa prej institucioneve shtetërore. Është godina e Kryesisë së Kuvendit një prej ndërtesave shtetërore që ka dëmtime si shkak i tërmetit.

  Në foto shihet qartë që pjesë të mureve të godinës ka dëmtime.

Kujtojmë që teska ka kaluar më shumë se 24 orë nga  tërmeti i fuqishëm, vazhdon të ketë raportime për biznese, banesa dhe ndërtesa të dëmtuara.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëmtohet kryesia e kuvendit termeti i forte ne shqiperi tirane dëmtohet kryesia e kuvendit termeti i forte ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2019, 16:08

TIRANË– Ditën e djeshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, u trumpetuan gjatë në media qendrat e emergjencave. (Shiko këtu)Në një prononcim për Report Tv, nënk...