Aktualitet

Mediat greke plasin bombën: Shqiptarët pas kokainës së kapur në Pire, destinacioni ishte Durrësi

22 Shtator 2019, 16:30 Nga DOSJA
Mediat greke plasin bombën: Shqiptarët pas kokainës së kapur

GREQI– Gazeta “Protothema” ka publikuar sot një artikull lidhur me sekuestrimin e 580 kg kokainë disa ditë më parë në portin e Pireut.

Në artikullin e “Protothema” janë zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e bujshme.

Pjesë nga ARTIKULLI I PLOTË:

Të dhënat e reja për rrugët globale të kokainës kanë çuar në zbulimin e 580 kg kokainë të pastër në 12 kontejnerë bananeje në portin e Pireut. Sipas agjensive greke dhe të huaja, Greqia po shënjestrohet nga kartelet e Amerikës Latine për kalimin e drogës në Europë.

Zyrtarët e lartë thonë se ka të bëjë me faktin se në vitin 2018 policia evropiane kapi sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori në portet e Belgjikës dhe Hollandës, të cilat arrinin në më shumë se 50 ton. Pra, mafia në bashkëpunim të ngushtë me tregtarët shqiptar të kokainës.

Në të njëjtën kohë, pasi gjetën 580 kg dhe arrestuan katër persona, Policia, Autoriteti Portual, Doganat dhe SDOE janë në kërkim të shefave të mëdhenj të fshehur pas kontenierit të kokainës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontenieri me kokaine porti i pireut kontenieri me kokaine porti i pireut

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2019, 16:08

TIRANË– Ditën e djeshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, u trumpetuan gjatë në media qendrat e emergjencave. (Shiko këtu)Në një prononcim për Report Tv, nënk...