Aktualitet

Vranë policin në Malin e Zi, nëna shqiptare del bashkë me dy djemtë në gjyq: Lexoni letrën time, ia kam dërguar dhe Edi Ramës

Mediat malazeze shkruajnë se seanca është shtyrë për datën 14 mars, ndërsa Nura Hasanaj ka kërkuar që të lexojë letrën që ka dërguar në 32 adresa, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

8 Mars 2023, 22:55 Nga F.M
Vranë policin në Malin e Zi, nëna shqiptare del bashkë me dy
Luan Hasanaj

MALI I ZI- Nura Hasanaj dhe dy djemtë e saj, Luan dhe Lulzim Hasanaj, të tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës në Podgoricë pasi akuzohen për vrasjen e policit malazez Milutin Lekoviç, ngjare e ndodhur në 15 dhjetor 2019.

Mediat malazeze shkruajnë se seanca është shtyrë për datën 14 mars, ndërsa Nura Hasanaj ka kërkuar që të lexojë letrën që ka dërguar në 32 adresa, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas aktakuzës, më 15 dhjetor 2019, Luan Hasanaj ka vrarë me pistoletën “CZ” policin në detyrë, Milutin Lekoviç, teksa ishte në automjetin e policisë “Dacija Duster” në Igalo. Më pas, siç thuhet në në aktakuzë i ka drejtuar armën policit Aleksandar Kilibardu me qëllim që ta vrasë edhe atë, por arma i është bllokuar.

Luan, Lulzim dhe Nure Hasanaj u larguan dhe u futën në një furgon nga ku kërcënuan policinë edhe se do të aktivizonin një bombë, por brenda pak minutave situata u vu nën kontroll. Të tre personat, nëna me dy djemtë u vunë në pranga. Ata nuk kanë dhënë asnjë arsye për krimin e kryer.

nura hasanaj luan hasanaj lulzim hasanaj vritet oficeri malazez

Sondazh

Poll