Aktualitet

Dëshmitari zbardh detaje nga borxhet e Sadikajt: ‘Peqja’ i detyrohej miliona, ditët e fundit i solli një ndërmjetës

Ai është shprehur se një person që njihej si ‘Peqja’ i kishte Sadikajt një borxh prej 15 ose 19 milionë lekësh të vjetra.

8 Mars 2023, 22:28 Nga F.M
Dëshmitari zbardh detaje nga borxhet e Sadikajt: ‘Peqja’ i
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Shkaku i vrasjes së Aleksandër Sadikajt ka mbetur mister, por një person që ka dëshmuar në polici, është ndalur edhe tek borxhet e të riut. Në dëshminë e publikuar nga në “Në Shënjestër”, i riu me inicialet E. G, është shprehur se një person që njihej si ‘Peqja’ i kishte Sadikajt një borxh prej 15 ose 19 milionë lekësh të vjetra. Madje, ditët e fundit, para se t’i bëhej atentati, i riu thotë ‘Peqja’ i kishte dërguar 27-vjeçarit një ndërmjetës, i njohur si Robert Gj., për të mbyllur gjithçka mbi borxhin.

 “Aleksandri nuk fliste. Ai nuk i kishte borxh askujt. Por kam dëgjuar në biseda dhe më ka thënë se një person që e thërrisnin me pseudonimin ‘Peqja’ nga qyteti i Kuçovës i kishte një borxh prej 15 ose 19 milionë lekësh të vjetra. Madje këto ditë, ‘Peqja’ i kishte dërguar një person, i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe ta mbyllte si problem. Në kohën që ja kishte dhënë paratë, ai nuk i kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’i jepte përqindje interesi,”- ka thënë ai.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç u vra në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari ishte skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Por, vetë Fatmir Sadikaj, babai i 27-vjeçarit ka treguar se djali i tij ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën dhe dy persona të tjerë. Në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.

Shkak për konfliktin, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin. Ndërsa Papa dyshohet të jetë vrarë në shenjë hakmarrjeje për Sadikajn. Albano Velo dhe Andreë Bode, të afërt me Sadikajn, kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja. Velo është vënë në pranga bashkë, por ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba.

aleksander sadikaj

Sondazh

Poll