Aktualitet

Pasojet e tërmetit, Veliaj i ashpër me Emergjencat: Shkoni aty ku ka nevojë, hapni telefonat, kur e bëj unë…

22 Shtator 2019, 15:09 Nga DOSJA
Pasojet e tërmetit, Veliaj i ashpër me Emergjencat: Shkoni aty ku ka

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur në një mbledhje urgjente Shtabin e Emergjencave në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u bëri apel zyrtarëve të azhornojnë si duhet stafet e ndihmës drejt zonave ku fluksi dhe nevoja është më e madhe.

’Nevojat nuk janë njësoj kudo. Në ca vende, pashë se çadrat kanë qenë falsitet maksimal. Ndërsa në disa të tjera rrinin kot. Nëse p.sh. te Liqeni i Thatë s’vjen njeri se s’ka nevojë për ndihmë, stafi për ndihmë të paketohet dhe të lëvizë p.sh. në Don Bosko, ku ka fluks dhe nevojë më të madhe për ndihmë. Ose nga Peza në Kombinat. Deri në darkë, të bëhet një rezyme për të gjitha zonat emergjente. Jo të kemi njerëz kot dhe të rrinë vetëm,’’- tha Veliaj.

Gjithashtu Veliaj, nuk i ka kursyer kritikat as ndaj administratorëve, të cilat sipas tij nuk u hapin telefonin qytetarëve. 

Nëse unë gjej kohë që t’i përgjigjem në telefon çdo administratori, edhe ju duhet ta bëni. Deri nesër mirë është që të keni kontakt me secilin prej të prekurve. Duhet të bëhet vlerësimi njëherë e mirë. Rigorozë në kohë e në procedura,”-tha Veliaj. 

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane erion veliaj termet i forte ne shqiperi bashkia tirane erion veliaj termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll