Aktualitet

EMRAT/ Vjedhje dhe trafik kokaine, arrestohen 3 persona në Elbasan

Ndërkohë që është arrestuar dhe një person i tretë me emrin Ilir Kovaçi, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.   

8 Mars 2023, 11:08 Nga I.A
EMRAT/ Vjedhje dhe trafik kokaine, arrestohen 3 persona në Elbasan
Momenti i arrestimit

ELBASAN- Tre persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona janë arrestuar për trafik kokaine. Ndërkohë që është arrestuar dhe një person i tretë me emrin Ilir Kovaçi, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.   

Njoftimi i Policisë: 

DVP Elbasan/Kontrolle intensive për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Ndalohet edhe një 40-vjeçar, pasi ishte dënuar për vjedhje të energjisë elektike. Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u vunë në pranga, për paligjshmëri të ndryshme, 3 shtetas, konkretisht:

-K. Z., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë; -B. B., 23 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis; -Ilir Kovaçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

ilir kovaçi

Sondazh

Poll