Aktualitet

Shpërthimi me tritol në marketin në Kamëz, Arbi Qarri: Nuk kemi konflikte, nuk di kush është autor

Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

8 Mars 2023, 09:15 Nga A.B
Shpërthimi me tritol në marketin në Kamëz, Arbi Qarri: Nuk
Arbi Qarri, i biri i Naim Qarrit

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, qytetarët në rrugën 'Demokracia' në Kamëz u tronditën nga shpërthimi me tritol në një market. Biznesi rezulton të jetë në pronësi të djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarrit e ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

"Nuk kemi konflikte, nuk di kush është autor"

Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. 

shperthim me tritol ne kamez arbi qarri

Sondazh

Poll