Aktualitet

Përplasja mes dy personave në Tiranë, Policia merr masa, ndëshkon 26-vjeçarin

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë dhe pamjet e sherrit u bënë publike në rrjetet sociale.

8 Mars 2023, 10:09 Nga A.B
Përplasja mes dy personave në Tiranë, Policia merr masa,
Ngjarja

TIRANË- Policia ka proceduar një 26-vjeçar pasi ka prishur qetësinë publike duke kanosur një person. Ngjarja ka ndodhur ditë më parë dhe pamjet e sherrit u bënë publike në rrjetet sociale. Forcat blu bëjnë të ditur se i riu tentoi të sulmonte me thikë një 52-vjeçar, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Medar Shtylla”, ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me mjet prerës shtetasin P. Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë (veprimet hetimore janë kryer duke u bazuar edhe në pamjet filmike të shfaqura në një video të postuar në një media online).

Sondazh

Poll