Aktualitet

Gërdeci/ Mediu në GJKKO, sot pritet seanca paraprake

Gjyqtarja Irena Gjoka do të japë vendimin sot nëse çështja do të kalojë për gjykim. 

8 Mars 2023, 11:11 Nga f.g
Gërdeci/ Mediu në GJKKO, sot pritet seanca paraprake
Fatmir Mediu

TIRANE- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot në GJKKO pritet të zhvillohet seanca paraprake për ish-ministrin Mediu në lidhje me çështjen Gërdeci. Gjyqtarja Irena Gjoka do të japë vendimin sot nëse çështja do të kalojë për gjykim. 

Por pse akuzohet Fatmir Mediu? SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj./Dosja.al

 

fatmir mediu dosja gerdeci

Sondazh

Poll