Aktualitet

Tritoli në biznesin e ish-presidentit të futbollit në Kamzë, dy pistat ku po hetohet

Tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamzë.

8 Mars 2023, 10:09 Nga A.B
Tritoli në biznesin e ish-presidentit të futbollit në Kamzë,
Foto ilustruese

TIRANË- Në orët e para të mëngjesit një shpërthim ndodhi në zonën e Bathores në Kamzë, ku një sasi tritoli 50-100 gram tritoli ka shpërthyer në marketin në pronësi të djalit, Naim Qarri, ish-presidentit të klubit të Kamzës.

Tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamzë.

Policia po heton disa pista pasi Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017. Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve. Përpara hetuesve familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tyre.

tritol biznesit ne kamez

Sondazh

Poll