Aktualitet

I kërkuar nga SPAK, Prokuroria holandeze kërkon dënim me 30 muaj për Eljo Bitrin

Sipas drejtësisë holandeze, me arrestimin e Bitrit dhe Ohran K., 49 vjeç nga Serbia, kanë kapur dy kriminelë të pamëshirshëm.

8 Mars 2023, 09:24 Nga A.B
I kërkuar nga SPAK, Prokuroria holandeze kërkon dënim me 30 muaj
Eljo Bitri

HOLLANDË- Prokuroria holandeze kërkon dënimin me 30 muaj për Eljo Bitrin, shqiptarin e kërkuar nga SPAK dhe në Belgjikë për vrasje. Sipas drejtësisë holandeze, me arrestimin e Bitrit dhe Ohran K., 49 vjeç nga Serbia, kanë kapur dy kriminelë të pamëshirshëm.

Ata të dy u arrestuan gjatë një kontrolli kufitar në nëntor të vitit të kaluar, ku u gjetën tre armë zjarri të mbushura në një vend të posaçëm në makinën me qira të të dyve. Prokuroria Publike kërkon që të dy personat e ndaluar të shkojnë në burg për 30 muaj.

Kush është Eljo Bitri?

36-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, operacion në të cilin ra në pranga i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Bitri, i njohur ndryshe me emrin Bledar Debrova, u përmend në dëshmitë e Nuredin Dumanit, teksa e cilëson atë si një prej personave që kanë planifikuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Mbi Bitrin rëndojnë 7 akuza, mes të cilave vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit, Sokol Sanxhaktarit, sulmi me eksploziv i banesës së Talo Çelës e të tjera. 

eljo bitri

Sondazh

Poll