Bota

19-vjeçarja tregon momentet e tmerrit nga përplasja e trenave në Greqi: Kishim ftohtë, menduam se do vdisnim

Ata po ktheheshin nga qyteti i tyre, Teba, për në Selanik ku studionin kur e panë veten mes flakëve.

7 Mars 2023, 21:33 Nga I.A
19-vjeçarja tregon momentet e tmerrit nga përplasja e trenave
Vasiliki

GREQI- Një 19-vjeçare e quajtur Vasiliki ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur trenat u përplasën në Larisa, Greqi. In.gr shkruan se e reja ndodhej me shokun e saj në mensën e trenit kur ndodhi përplasja fatale. Ata po ktheheshin nga qyteti i tyre, Teba, për në Selanik ku studionin kur e panë veten mes flakëve.

"Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë... U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova shokut dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem. Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Ne u kërkonim njerëzve të na jepnin xhaketa pasi kishim ftohtë. Menduam të shkonim te zjarri që bënte vagoni për tu ngrohur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit," tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll