Bota

Tjetër tragjedi fatale/ Përplaset treni në Egjipt, 1 i vdekur, 16 të plagosur

Në një deklaratë, ministria e shëndetësisë tha se tre nga të plagosurit morën ndihmë në vendin e përplasjes dhe tre të tjerë u larguan nga Departamenti i Emergjencave të Spitalit të Specializuar Qalyoub.

7 Mars 2023, 20:58 Nga I.A
Tjetër tragjedi fatale/ Përplaset treni në Egjipt, 1 i vdekur, 16
Treni i aksidentuar

EGJIPT- Një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas në platformën e trenit Qalyoub në Egjipt. Në një deklaratë, ministria e shëndetësisë tha se tre nga të plagosurit morën ndihmë në vendin e përplasjes dhe tre të tjerë u larguan nga Departamenti i Emergjencave të Spitalit të Specializuar Qalyoub.

Ministria shtoi se pjesa tjetër e të plagosurve që nuk kanë lëndime të rrezikshme për jetën po marrin trajtim në të njëjtin spital. Ministria vuri në dukje se 20 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes së përplasjes së trenit. Prokuroria po heton ngjarjen. Rreth 1 javë më parë dy trena u përplasë në Greqi duke lënë të vdekur 57 persona dhe më shumë se 85 të plagosur. 

perplaset treni ne egjipt

Sondazh

Poll