Bota

Çështja e emigrantëve, zotohet Rishi Sunak: Deri në zgjedhjet e ardhshme, problemi do të jetë zgjidhur

Premton zerimin e emigrantëve të paligjshëm.

7 Mars 2023, 21:06 Nga F.M
Çështja e emigrantëve, zotohet Rishi Sunak: Deri në
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Rishi Sunak, kryeministri aktual i Britanisë së Madhe thotë me bindje se deri në datën e zgjedhjeve të ardhshme, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, do të ketë zhdukur fenomenin e emigrantëve të paligjshëm që futen në vend me gomone. I pyetur nga gazetari i BBC se çfarë do të bëjë në se do të ketë dështuar në këtë mision, Sunak tha se nëse dështimi do të ishte alternativë, ai nuk do të ishte më në atë post.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: A do të keni dështuar nëse nuk i keni ndalur gomonet deri në zgjedhjet e ardhshme? Si do të veproni?

Rishi Sunak: Nuk d otë qëndroja këtu nëse nuk do të mendja se jam i aftë ta mbaj atë premtim. Kam shpenzuar shumë kohë duke menduar gjatë dhe fort se si të zgjidhet ky problem.

Prej ditësh bëhet thirrje nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila ka paralajmëruar grupet e trafikantëve që kalojnë emigrantë të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe Suella Braverman kanë paralajmëruar se do të fusin në fuqi projektligjin e ri që synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrantë që futen në vend përmes gomoneve.

Rishi Sunak dhe Braverman do të udhëtojnë për në Paris të premten për të folur rreth krizës së emigrantëve. Gjatë muajve të fundit, ai ka qenë në bisedime intensive me Sektorin e Brendshëm dhe një rreth të vogël, të besuar të brendshëm të ministrave dhe këshilltarëve për të përpiluar një plan. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi. 

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky Neës se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve. 

rishi sunak shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll