Bota

Ukraina nis hetimet për vrasjen e një ushtari të paarmatosur, Zelenskyy: Ata do të marrin dënimin që meritojnë

Ai thotë "Lavdi Ukrainës!" para se të qëllohej me automatik.

7 Mars 2023, 21:22 Nga I.A
Ukraina nis hetimet për vrasjen e një ushtari të paarmatosur,
I vrari

UKAINË- Ukraina ka nisur një hetim për të gjetur ushtarë rusë që me sa duket vranë një të burgosur lufte të paarmatosur ukrainas, pasi u shfaqën pamjet grafike.

"Ne do t'i gjejmë vrasësit," tha Presidenti Volodymyr Zelensky vonë të hënën.

Në video shihet ushtari ukrainas teksa pi cigare në një kanal. Ai thotë "Lavdi Ukrainës!" para se të qëllohej me automatik. Një njësi ushtarake e ka cilësuar ushtarin si të vetin, por ka raportime kontradiktore për identitetin e tij. Në pamjet një ushtar rus dëgjohet duke thënë "vdis" dhe duke përdorur një eksploziv pasi i burgosuri i luftës vritet. Vrasësi ose vrasësit e supozuar, të cilët nuk shihen në klip, nuk janë identifikuar.

Videoja u shfaq për herë të parë në rrjetet sociale të hënën. Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha: Vrasja e një të burgosuri të paarmatosur është një shpërfillje cinike dhe e pacipë ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe zakoneve të luftës. Kjo është ajo që bëjnë vrasësit e pavlerë, jo luftëtarët.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll