Bota

Kurti viziton mësuesin me të cilin ishin bashkë në burg: Familjen ia vranë në luftë, vetë u plagos

E gjatë këtij 7 marsi, Kurti ka vizituar një nga mësuesit e tij, Osman Jakupi me të cilin kishte qenë bashkë në burgjet e Serbisë.

7 Mars 2023, 20:46 Nga I.A
Kurti viziton mësuesin me të cilin ishin bashkë në burg:
Albin Kurti dhe Osman Jakupi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënës, duke theksuar se historikisht, angazhimi për arsimimin në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër, nuk kanë qenë asnjëherë të ndara. E gjatë këtij 7 marsi, Kurti ka vizituar një nga mësuesit e tij, Osman Jakupi me të cilin kishte qenë bashkë në burgjet e Serbisë.

“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, shkruan Kurti.

 

albin kurti osman jakupi

Sondazh

Poll