Sport

Prokuroria do të akuzojë Barcelonën për 'çështjen Negreira'

Klubi i Barcelonës do të akuzohet si përgjegjës për një krim të korrupsionit të vazhdueshëm, për pagesat prej 7 milionë eurosh ndaj ish-zv.presidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.

7 Mars 2023, 16:51 Nga DOSJA
Prokuroria do të akuzojë Barcelonën për
José María Enríquez Negreira, ish zv.president i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA)

SPANJE - Kapitulli i ri në horizont në 'rastin Negreira'. Siç është publikuar nga 'El País', prokuroria spanjole është gati të ngrejë një ankesë kundër FC Barcelona për pagesat milionere të bëra ndaj José María Enríquez Negreira, kur ai ishte zv.president i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), duke akuzuar klubin e Barçës për korrupsioni në biznes, një krim që përfshin mashtrimin në sport. 

Përveç kësaj, korrupsioni në biznes parashikon gjithashtu vazhdimësinë, kështu që mund të ketë dënime më serioze, që nga pagesat ndaj Enríquez Negreira, të pandërprera, të paktën që nga viti 2001 dhe deri në korrik 2018, kur bordi i Josep Maria Bartomeu u jepte fund atyre praktikave.

Nga informacionet e sipërpërmendura, bëhet e ditur se ankesa e prokurorit do të shkojë edhe ndaj ish-presidentit Bartomeu, si dhe ndaj anëtarëve të ekipit drejtues të tij, pavarësisht se ishte ai që i dha fund pagesave për Enríquez Negreira, i cili më pas kërcënoi se do të akuzojnë të gjithë presidentët e FC Barcelona me të cilët ai kishte mbajtur këtë marrëdhënie.

Krimi i korrupsionit në biznes në Spanjë hyri në fuqi me reformën penale të vitit 2010, por ai u modifikua në vitin 2015 dhe për këtë arsye, vetëm Bartomeu mund të gjykohet për këtë çështje, ndërsa presidentët e mëparshëm: Joan Gaspart, Joan Laporta dhe Sandro Rosell, të cilët kishin pasur një lidhje të dyshuar me Enríquez Negreira, nuk do të hetohen pasi faktet janë të vjetra dhe tashmë janë të përshkruara.

Pasi prokurori të paraqesë ankesën, do të jetë gjykata e Barcelonës ajo që duhet ta pranojë ankesën për përpunim, pasi të jenë mbledhur konkluzionet e arritura nga policia gjatë hetimit të 'çështjes Negreira' .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll