Sport

Arbitri shqiptar në Conferencë League tek ndeshja e Fiorentinës...

Vlerësimi i radhës vjen për Enea Jorgjin të cilit i është besuar sfida e fazës së 1/8-tave të Conference League mes Fiorentinës dhe Sivasspor.

7 Mars 2023, 16:46 Nga DOSJA
Arbitri shqiptar në Conferencë League tek ndeshja e

TIRANE - Tashmë nuk është më një surprizë angazhimi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet e UEFA-s, madje edhe në kompeticionet më prestigjioze. Vlerësimi i radhës vjen për Enea Jorgjin të cilit i është besuar sfida e fazës së 1/8-tave të Conference League mes Fiorentinës dhe Sivasspor.

Kështu, më 9 mars në stadiumin 'Artemio Franchi' të Firences të gjithë do të jenë me sytë nga vendimet që do të marrë Jorgji. Ky i fundit do të jetë i shoqëruar edhe nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha.

Sakaq, në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Juxhin Xhaja i cili së fundmi ishte i impenjuar në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Sa i takon dhomës së VAR-it, aty do të jenë dy portugezë, Luis Godinho dhe Helder Malheiro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll