Sport

Inzaghin nuk e bind Asllani: “Duhet të vazhdojë të punojë”

20-vjeçari nga Elbasani po luan sezonin e parë me Interin pas transferimit nga Empoli teksa është aktivizuar në 12 ndeshje të Serie A me fanellën zikaltër.

7 Mars 2023, 16:35 Nga DOSJA
Inzaghin nuk e bind Asllani: “Duhet të vazhdojë të

ITALI - Inter triumfoi në San Siro përballë Lecces me rezultatin 2-0 në fundjavën që iku dhe zikaltërit u ngjiten në vendin e dytë të klasifikimit. Por, në këtë ndeshje trajneri Simone Inzaghi nuk i rezervoi asnjë minutë Kristjan Asllanit me mesfushorin e kombëtares që “ngrohu” stolin për të gjithë 90-minutëshin.

I pyetur pas sfidës për zgjedhjen e tij, trajneri Inzaghi nuk u zgjat shumë, por theksoi se Asllani duhet të vijojë të punojë siç po bën aktualisht në stërvitje duke lënë të nënkuptohet se do të vijë edhe momenti i tij.

Asllani më mirë si një mesfushori i hapur edhe në krah, apo si organizator? “Për mua Asllani është një organizator, mund ta bëj edhe rolin e mesfushorit të spostuar pak në krah. Por, unë e shoh si një organizator të pastër. Në stërvitje alternohet me Brozovic dhe Calhanoglu. Për mua ai duhet të vijojë dhe të punojë siç po bën. Është një lojtar i shkëlqyer që po ecën mirë”, u shpreh Inzaghi.

Kujtojmë se 20-vjeçari nga Elbasani po luan sezonin e parë me Interin pas transferimit nga Empoli teksa është aktivizuar në 12 ndeshje të Serie A me fanellën zikaltër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll