Sport

Laporta: "Çështja e Messit nuk kishte të bënte me paratë. Ajo ishte një kusht, ku unë zgjodha Barcelonën"...

“Për respekt nuk dua të flas për lojtarin që luan për PSG-në”,- tha presidenti i Barçës pa dashur të nxisë spekulimet për rikthimin e argjentinasit si futbollist.

7 Mars 2023, 16:27 Nga DOSJA
Laporta: "Çështja e Messit nuk kishte të bënte me

SPANJE - "Unë nuk do të merrja të njëjtin vendim, por do të më duhej,"- përsëriti Joan Laporta kur kujtoi largimin e Leo Messit në gusht 2021. "Nuk më pëlqeu që ai u largua, por nuk kisha zgjidhje tjetër. Institucioni është mbi të gjitha. Ne nuk kemi pasur 'fair-play'. Kam një ndjesi të trishtuar. Më duhej të zgjidhja dhe unë zgjodha institucionin". 

Në kuadër të një kolokiumi të moderuar nga Santi Nolla, drejtor i Mundo Deportivo, në  Círculo Ecuestre, presidenti i FCBarcelona nuk ka dashur të shprehet nëse futbollisti më i mirë në historinë e klubit dhe futbollit të Barcelonës mund të rikthehet si lojtar, pasi ai ende nuk ka rinovuar me PSG-në, më pak se katër muaj pas skadimit të kontratës së tij.

Por Laporta konfirmoi se tre javë më parë ai u pa me Jorge Messin, babanë e yllit.  “Jemi parë...  Lojtari luan me PSG. Puna e Leos nuk ishte te paratë, ne po flasim për një haraç”.

Laporta nuk ishte në gjendje të fliste me Messin më 27 shkurt. "Kemi shkëmbyer shikime në Paris,"- tha ai për ceremoninë gala “The Best” të FIFA-s javën e kaluar, në të cilën djaloshi nga Rosario u zgjodh si lojtari më i mirë në planet, pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll