Sport

Kthimi i Contes: "E mbivlerësova trupin tim"

Trajneri i Tottenham foli për gjendjen e tij shëndetësore pasi iu desh të ishte larg skuadrës për disa ditë për shkak të një operacioni të tëmthit.

7 Mars 2023, 16:11 Nga DOSJA
Kthimi i Contes: "E mbivlerësova trupin tim"

ANGLI - Antonio Conte, trajneri i Tottenham Hotspur, pranoi se nuk i dha rëndësinë e duhur rikuperimit, pas operacionit të tëmthit që iu nënshtrua disa javë më parë dhe pranoi se e mbivlerësoi trupin e tij.

“Doja të kthehesha pas ndeshjes kundër Sheffield United, por doktori më ndaloi dhe më tha se duhej të prisja. Doja të kthehesha sa më shpejt, por duhej të respektoja atë që më tha doktori. Conte, i cili pas operacionit u rishfaq në ndeshjen e parë të 1/16-tës kundër Milanit, para se të mungonte për disa ndeshje.

"Mjekët ishin shumë të shqetësuar pas ndeshjes kundër Milanit. Kjo është arsyeja pse unë nuk kam mundur të kthehem deri më tani. Tani jam mirë."

"Me siguri e kam nënvlerësuar kohën e rikuperimit pas operacionit. Për shkak të ndjenjës sime të përgjegjësisë, doja të kthehesha sa më shpejt, kështu që e mbivlerësova edhe trupin tim. Tani ndihem më mirë, kam rifituar energjinë. Kam ende peshë për të shtuar, por pjesa tjetër është mirë”,- shton ai.

Tottenhami do të duhet të mposhtë Milanin këtë të mërkurë, pasi humbi 1-0 në ndeshjen e parë nëse dëshiron të qëndrojë gjallë në Champions League.

"Nëse më pyesni nëse dua ta fitoj Champions League, do t'ju them se po. Tjetër është realiteti dhe ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Pengesa nesër është Milani, kampionët e Italisë, një i madh. Ne duhet të fitojmë me dy gola, nëse duam të jemi në çerekfinale”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll