Sport

VIRALE! Leo Messi merr një ftesë prekëse nga një 10-vjeçar për të luajtur futboll...

Messi dhe fëmijët e tij kanë një ftesë për të luajtur futboll

7 Mars 2023, 15:28 Nga DOSJA

VIRALE! Leo Messi merr një ftesë prekëse nga një

ARGJENTINE - Ditët e fundit të Lionel Messit kanë kanë patur edhe copëza disi bardhezi. Dhe ndërsa argjentinasi fitoi edhe një herë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë të vitit 2022 nga FIFA, në vendin e tij të lindjes mësoi për një kërcënim serioz nga trafikanti i drogës.

Brenda gjithë kësaj turbulence informacioni për argjentinasin, u shfaq një oaz për lojtarin aktual të PSG-së. Martín, një djalë 10-vjeçar, shkroi në një copë letër, një ftesë për Leo Messin për ta vizituar atë në qytetin e tij, Coronel Dorrego, në jug të Buenos Aires.

Thjeshtësia dhe pafajësia e fjalëve të tij është ajo që e mbush zemrën me butësi kur e lexon. "Përshëndetje Messi, unë jam Martín. Unë jam 10 vjeç dhe po ju pyesja nëse mund të vini në Coronel Dorrego, është një qytet i qetë, askush nuk do t'ju lëndojë, apo shqetësojë këtu dhe unë dua të luaj futboll me fëmijët tuaj”,- shkruhet në fletën e vogël të letrës, që fillon të bëjë xhiron e botës.

VIRALE! Leo Messi merr një ftesë prekëse nga një

Vetëm pak ditë më parë, një bandë nga Rosario në Argjentinë, qëlloi me breshëri disa të shtëna në një supermarket, në pronësi të vjehrrit të Messit, ku përfshihej një mesazh për yllin argjentinas: "Ne po ju presim."

Supermarketi ka marrë 14 ‘plagë plumbash’ në perden në hyrje të lokalit rreth orës 2 të mëngjesit dhe nga kamerat e sigurisë shihen dy persona në një motoçikletë, e cila ndaloi para dyqanit dhe njëri prej tyre doli nga automjeti dhe filloi të qëllonte.

Messi duhet të luajë në Argjentinë më 23 mars kundër Panamasë në Monumentin e River Plate, në Buenos Aires dhe më 28 mars skuadra kampione e botës do të luajë kundër Curacao, në stadiumin Único Madre de Ciudades, në Santiago del Estero.

Aníbal Fernández, ministri i Sigurisë së Kombit në Argjentinë, njoftoi se po bëhet vlerësimi për vendosjen e Messit në një mjedis të posaçëm që nga mbërritja e tij në vend, si dhe gjatë gjithë qëndrimit të tij në kombin e Amerikës së Jugut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll