Bota

Mbi 300 emigrantë gjenden në një kamion të braktisur në Meksikë, mes tyre 103 fëmijë të pashoqëruar

Autoritetet vendase njoftuan se, emigrantët ishin në gjendje të mirë dhe nuk është e qartë pse shoferi kishte ikur.

7 Mars 2023, 11:58 Nga a.l
Mbi 300 emigrantë gjenden në një kamion të braktisur në
Emigrantët në Meksikë

SPANJË-  Autoritetet meksikane kanë gjetur 343 emigrantë, mes tyre 103 të mitur të pashoqëruar, në një rimorkio kamioni që ishte braktisur në anë të rrugës. Mediat e huaja raportojnë se, Rimorkio u gjet në shtetin e Veracruz të dielën, përgjatë një rruge të përdorur shpesh nga kontrabandistët e njerëzve për të transportuar njerëz nga Meksika juglindore në kufirin me SHBA.

Autoritetet vendase njoftuan se, emigrantët ishin në gjendje të mirë dhe nuk është e qartë pse shoferi kishte ikur. Kontejneri në të cilin u vendosën emigrantët kishte ventilatorë në çati. Emigrantët kishin byzylykë me ngjyra të ndryshme, me sa duket për të treguar se kishin përdorur kontrabandistët e njerëzve për udhëtim. 

Fotot e publikuara nga Instituti Kombëtar i Migracionit në Meksikë tregojnë shishe bosh dhe mbeturina në dyshemenë e kamionit. Sipas autoriteteve, shumica e të miturve ishin nga Guatemala, ndërsa të tjerët janë nga Guatemala, Hondurasi, El Salvadori dhe Ekuadori. Ata do të kujdesen nga shërbimet sociale deri në një njoftim të dytë.

Në të kaluarën, emigrantët janë gjetur të vdekur në kontejnerë të braktisur në Meksikë. Të paktën 853 emigrantë vdiqën duke u përpjekur të kalonin kufirin për në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, sipas statistikave nga zyrtarët e kufirit amerikan.

emigrante ne meksike

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2023, 11:32 k.m.

Zbulohet një sfinks në Egjipt

Artefakti KAJRO- Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një statujë sfinksi “me një fytyrë të buzëqeshur dhe ...