Bota

'Është e tmerrshme! Njerëzit vdesin në heshtje'/ Tre vendet të cilat po përballen me fluksin më të madh të emigrantëve në Evropë

Shumica e emigrantëve vijnë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme.

7 Mars 2023, 11:49 Nga a.l
'Është e tmerrshme! Njerëzit vdesin në heshtje'/
Gardh

LETONI- Evropa po përballet me një krizë refugjatësh që prej vitit 2021. Mediat e huaja raportojnë se, dhjetëra mijëra emigrantë po rrezikojnë jetën për të hyrë në Evropë. Vendi që përballet më fluksin më të madh të emigrantëve në Evropë është Polonia, e cila pasohet nga Lituania dhe Letonia.

Njerëzit vdesin në heshtje. Ne nuk e dimë sa njerëz vdiqën në kufirin Letonez vitin e kaluar, jo më emrat e tyre. Kjo është e tmerrshme. Akoma më e tmerrshme që askush nuk kujdeset për këtë në Letoni. Asnjë media, OJQ apo shoqëri civile”, tha për Euronews një studiues i migracionit në Letoni, Toms Ancitis.

Shumica e emigrantëve vijnë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme. Migrimi në Letoni është ndikuar nga një efekt zhvendosjeje Në një përpjekje për të mbajtur njerëzit jashtë, Lituania dhe Polonia aty pranë kanë ngritur gardhe të mëdha me tela brisk përgjatë kufijve të tyre dhe kanë rritur policinë. Megjithatë, në vend që t’i pengojë njerëzit, kjo thjesht i ka detyruar ata të shkojnë në Letoni.

Rreziku për të vdekur është reale”, tha ai. 

Ndryshe nga Polonia dhe Lituania, një çështje është se pak vëzhgues po dokumentojnë atë që po ndodh në kufi, ndërkohë që numri i organizatave humanitare po pakësohet. Në dhjetor, Medicines Sans Frontiers (MSF) u tërhoqën nga vendi, duke përmendur shqetësimet për mirëqenien e emigrantëve. Ancitis pretendon se emigrantët po vdesin rregullisht në kufi – një zonë kryesisht e pyllëzuar e famshme për kushtet e saj të ftohta dhe brutale të dimrit. Ai deklaroi se shifra mund të jetë deri në tre persona në muaj. Shumica e viktimave, thotë Ancitis, ka të ngjarë të jenë shtetas iranianë.

emigrantet ne evrope tomis ancitis

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2023, 11:32 k.m.

Zbulohet një sfinks në Egjipt

Artefakti KAJRO- Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një statujë sfinksi “me një fytyrë të buzëqeshur dhe ...