Bota

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dy shqiptarëve në Shkup: Autorët u hoqën si policë

Sipas dëshmive të para, vrasësit ishin të maskuar kokë e këmbë dhe kanë hyrë në lokalin ku ndodhi krimi duke u prezantuar si policë.

7 Mars 2023, 11:50 Nga k.m.
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dy shqiptarëve në Shkup:
Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenir

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dy shqiptarëve në Shkup. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Çarshinë e Shkupit, ku shqiptarët Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenir janë vrarë brenda një bari, ndërsa një i tretë është plagosur. Sipas dëshmive të para, vrasësit ishin të maskuar kokë e këmbë dhe kanë hyrë në lokalin ku ndodhi krimi duke u prezantuar si policë.

Pasi dhanë komandën "duart lart", nisën që të qëllonin mbi 2 shqiptarët duke i lënë të vdekur në vend, ndërkohë që i treti i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. 

vritet jeton krivanjeva vritet enes isenir vriten shqiptaret ne carshi

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2023, 11:32 k.m.

Zbulohet një sfinks në Egjipt

Artefakti KAJRO- Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një statujë sfinksi “me një fytyrë të buzëqeshur dhe ...