Bota

ME VD- Joe Biden nuk 'gjen' ekuilibër, rrëshqet teksa ngjitet nga shkallët e Air Force One

Në video, Biden shihet në gjysmë të rrugës poshtë shkallëve dhe duke ngritur duart lart për t'u mbrojtur nga rënia.

7 Mars 2023, 11:10 Nga k.m.
ME VD- Joe Biden nuk 'gjen' ekuilibër, rrëshqet teksa
Joe Biden

SHBA- Ka pikëpyetje të reja lidhur me gjendjen fizike të presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Të gjitha janë 'ringritur' pasi u rrëshqet sërish teksa hipte në avionin "Air Force One" në Alabama. Në video, Biden shihet në gjysmë të rrugës poshtë shkallëve dhe duke ngritur duart lart për t'u mbrojtur nga rënia.

Siç vë në dukje Neë York Post, kjo është hera e pestë që Joe Biden 'ngec' në shkallët e aeroplanit presidencial. E njëjta gjë kka ishte ndodhur, dhe në fakt dyfish, në mars 2021, kur ai po përgatitej për një udhëtim në Gjeorgji me zëdhënësen e atëhershme të Shtëpisë së Bardhë, duke ia atribuar rënien e tij një ere.

Këto aksidente kanë shkaktuar reagimin e republikanëve të cilët akuzojnë Joe Biden se nuk ka aftësinë mendore dhe fizike për të qenë në postin e presidentit të SHBA-së.

joe biden

Sondazh

Poll