Bota

Pas dakordësimit të planit të BE-së/ Kurti dhe Vuçiç më 18 mars në RMV, Gjermania thirrje për marrëveshje mes dy vendeve

Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad ka thënë se Gjermania u bënë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis.

7 Mars 2023, 11:20 Nga a.l
Pas dakordësimit të planit të BE-së/ Kurti dhe
Gjermania

KOSOVË- Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad ka thënë se Gjermania u bënë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis. Ajo gjithashtu u shpreh se të dyja palët duhet veprojnë në këtë mënyrë në mënyrë që të ecin në rrugën përpara drejt BE-së.

Unë nuk mendoj se dikush do të thotë – nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE”, tha ajo për Tanjug.

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Bashkimi Evropian pas takimit të 27 shkurtit, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, gjë që do të kërkojë më shumë bisedime. Kurti dhe Vuçiç priten të takohen sërish më 18 mars në Ohër.

dialogu kosove-serbi anke konrad

Sondazh

Poll