Sport

"Është bërë shumë mirë": Griezmann gjen ‘binjakun’ në muzeun Grévin…

Statuja prej dylli e kampionit të botës 2018, do të jetë e dukshme nga e marta në muzeun parizien.

7 Mars 2023, 07:45 Nga DOSJA

"Është bërë shumë mirë": Griezmann gjen

FRANCE - Antoine Griezmann në Paris… por në muzeun Grévin. Lojtari i Atlético Madrid, ende vendimtar këtë fundjavë (1 gol, 1 asist) në ndeshjen kundër Sevilla FC (6-1), festoi këtë të hënë ardhjen e statujës së tij prej dylli në establimentin e famshëm parizien. Njeriu me 117 ndeshje dhe 42 gola me Francën ishte i pranishëm në ceremoninë e hyrjes, së bashku me Stéphane Bern, president i akademisë Grévin.

“Jam shumë i tronditur, sepse është bërë shumë mirë. Edhe sytë, shikimi, buzëqeshja, dhëmbët… Gjithçka është perfekte,- ka reaguar mjeshtri i lojës së ‘bluve’, i cili pas 15 ditësh do të festojë ditëlindjen e tij të 32-të. - Jam shumë i prekur, jam shumë i lumtur dhe shumë krenar. Eshtë bërë shumë mirë, është një punë e shkëlqyer e bërë nga ekipi. Jam shumë krenar që jam këtu dhe shpresoj të qëndroj sa më gjatë këtu”.

Numri 8 i bardhekuqve spanjolë, i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve, së bashku me më të moshuarit Michel Platini, Zinédine Zidane dhe Fabien Barthez, por edhe Kylian Mbappé. “Do të thotë që jam në rrugën e duhur, edhe se jam shembull për të rinjtë dhe të mëdhenj, dhe se kam lënë pak gjurmë te francezët”,- vlerësoi kampioni i botës 2018.

"Është bërë shumë mirë": Griezmann gjen

Për statujën e tij, akademia Grévin filloi nga një nga festimet e tij të preferuara, që Franca e kishte zbuluar në Euro 2016, me gishtin e madh dhe gishtin e vogël të të dy duarve në shenjë. Fanela e përdorur është ajo e sezonit 2020-2021 të ‘Bluve’, e cila realisht nuk kishte pasur sukses gjatë Euros së fundit, me eliminimin me penallti ndaj Zvicrës në 1/16.

Nga ana tjetër, kjo fanellë ka meritën e nxjerrjes në pah dy titujt në Botëror të ekipit francez. “Unë jam francez dhe jam shumë i lumtur që kam fanelën me yllin e dytë, që për mua është diçka shumë e rëndësishme”. Numri 8 i ‘bluve’ nuk shkoi larg në të tretin…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll