Sport

Ferrari nuk gjen paqe në F1 e pranon vetë drejtori Vasseur: “Eshtë disi shokuese situata…”

Pas garës ai u shpreh i habitur nga problemi në njëvendëshen e kuqe duke u shprehur se skuadra duhet të punojë shumë për të nxjerrë përfundimet e duhura.

6 Mars 2023, 17:40 Nga DOSJA
Ferrari nuk gjen paqe në F1 e pranon vetë drejtori Vasseur:

ITALI - Drejtori i përgjithshëm i Ferrarit, Frederic Vasseur jep sinjale shqetësuese pas garës së parë të sezonit në Bahrein ku Leclerc u detyrua të tërhiqej pasi njëvendëshja e kuqe e la në baltë.

Pas garës ai u shpreh i habitur nga problemi në njëvendëshen e kuqe, duke u shprehur se skuadra duhet të punojë shumë për të nxjerrë përfundimet e duhura.

“Është disi shokuese. Unë e kam një ide të situatës, por jo të plotë. Në prova kishim një hap të mirë por jo në garë. Kemi problem me besueshmërinë e makinës dhe duhet ta rregullojmë këtë problem. Gjatë javëve të ardhshme duhet të punojmë shumë për të përmirësuar situatën që nuk është aspak pozitive.

Vendi i tretë i Leclerc do të ishte një rezultat pozitiv, sepse Red Bull ka një hap tjetër. Duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi në besueshmëri”,- thekson Vasseur duke lënë të kuptohet se Ferrari do të përballet me një sezon shumë të vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll