Sport

Pas derbit të kryeqytetit, tifozët e Tiranës dhe të Partizanit “masin forcat” me grushte dhe shkelma në mes të rrugës…

Pas ndeshjes, thuajse si çdo here, tifozeritë rivale pas përplasjeve në shkallët e stadiumit, kanë dalë jashtë për t’u konfrontuar dhe matur forcat edhe fizikisht nëpër rrugët e kryeqytetit.

6 Mars 2023, 23:04 Nga DOSJA

Pas derbit të kryeqytetit, tifozët e Tiranës dhe të

TIRANE - Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ku u luajt derbi i kryeqytetit dhe Partizani fitoi 2-0 ndaj Tiranës. Pas ndeshjes, thuajse si çdo here, tifozeritë rivale pas përplasjeve në shkallët e stadiumit, kanë dalë jashtë për t’u konfrontuar dhe matur forcat edhe fizikisht nëpër rrugët e kryeqytetit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tifozët ‘bardheblu’ dhe ata ‘të kuq’ janë përplasur me njëri-tjetrin jashtë stadiumit, raporton JOQ. Mësohet se në Rrugën e Elbasanit, tifozët e dy ekipeve janë përplasur.

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si tifo-grupet ecin dhe përplasen rrugës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll