6 Mars 2023, 23:45
Nga DOSJA

TURQI - Imazhet janë të frikshme! Teksa garonte në finalen e 60 metrave me pengesa të Kampionatit Europian të sallave të mbyllura, të dielën në Stamboll, ku ishte një nga favoritët, atleti spanjol Enrique Llopis u rrëzua keq në tokë, pasi u pengua në pengesën e pestë dhe të fundit.
Ndërsa fituesi, zvicerani Jason Joseph ishte i gëzuar pa masë, i riu spanjol (22 vjeç) qëndroi për minuta të gjata në tokë, i palëvizur, pa ndjenja. Një skenë që futi stadiumin në një heshtje shqetësuese. Atleti iu nënshtrua shpejt ndihmës së parë nga mjekët e garës dhe pëlhurat e gomuara u tërhoqën rreth tij për ta fshehur nga sytë kureshtarë. Më pas ai u transportua në spital ku e kaloi natën nën vëzhgim.
Mjeku Juan Manuel Alonso, i afërt me Federatën Spanjole, bëri të ditur se Llopis vuajti nga dëmtimet në gjoks dhe kafkë, si dhe ka pësuar një tronditje të përgjithshme. “Ekzaminimet e para radiologjike nuk tregojnë dëmtime neurologjike, apo kockore. Ai do të qëndrojë nën vëzhgim gjatë natës si masë paraprake”,- shkroi doktori në Twitter.
Fjalë qetësuese të konfirmuara më vonë nga José Peiró, trajneri spanjol. “Llopis duket se është mirë. Ai ka pësuar një tronditje, por ka rikthyer shpejt vetëdijen dhe ankohet për dhimbje muskulore, kjo është normale dhe tregon se ai është mirë. E rëndësishme është që ai nuk ka dëmtime serioze”.
Mëngjesin e kësaj të hëne, i riu spanjoll i qetësoi të gjithë duke dërguar një mesazh nga shtrati i tij në spital. “Të gjitha testet shkuan mirë, tani është koha për t'u rikuperuar”, tha në veçanti Enrique Llopis.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Mars 2023, 23:04
TIRANE - Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ku u luajt derbi i kryeqytetit dhe Partizani fitoi 2-0 ndaj Tiranës. Pas ndes...
Sport
6 Mars 2023, 22:17
TIRANE - Derbi i kryeqytetit vishet i kuq, falë fitores 2-0 të Partizanit ndaj Tiranës, duke u ngjitur në krye të renditjes, edhe pse...
Sport
6 Mars 2023, 18:02
DURRES - Është mbyllur në barazim 1-1 dueli mes Teutës dhe Vllaznisë. Në takimin e zhvilluar në “Niko Dovana” g...
Sport
6 Mars 2023, 17:40
ITALI - Drejtori i përgjithshëm i Ferrarit, Frederic Vasseur jep sinjale shqetësuese pas garës së parë të sezonit në Bah...
Sport
6 Mars 2023, 17:36
TURQI - Kamerat kapën skenën. Në finalen e kërcimit së larti, ukrainasja Kateryna Tabasnik sapo ka kuptuar se ka sigurua...
Sport
6 Mars 2023, 17:25
TIRANE - Kur na ndajnë edhe 2 orë nga derbi Partizani-Tirana e cila starton në orën 19:00, në stadiumin Air Albania priten rreth 15 mij...
Sport
6 Mars 2023, 17:22
ANGLI - Liverpool mposhti Manchester Unitedin dhe fitoi me rezultatin e thellë 7-0 për javën e 26-të të kampionat...
Sport
6 Mars 2023, 16:55
ITALI - “Gazzetta dello Sport” shkruan këtë të hënë, se Jorge Mendes i ofroi Real Madridit muajin e kaluar sulmuesin e krah...
Sport
6 Mars 2023, 16:32
SPANJE - Dinorah Santana, ish-bashkëshortja e Dani Alves, ka vizituar futbollistin brazilian, i cili po mbahet në Barcelonë, i akuzuar për...
Sport
6 Mars 2023, 16:15
KURBIN - Kukësi arrin fitoren e tretë ndaj bardhezinjve të Kurbinit gjatë këtij sezoni. Në Laç, skuadra verilindore e Rra...