Politike

"Gjyqi për McGonigal të mbahet në Tiranë", Berisha zbardh debatet në SHBA: Kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA-ve foli për pagesat e bërë nga Rama-Duçka e McGonigali

Sipas Berishës, një tjetër publicist amerikan ka thënë se gjyqi për McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë.

5 Mars 2023, 18:00 Nga F.M
"Gjyqi për McGonigal të mbahet në Tiranë", Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama vijon të jetë nën hetim nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se Komitetin Juridik të Senatit të SHBA-ve është folur për pagesat e bëra ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Berisha tha se për këtë gjë ka folur kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA, demokrati Durbin. Sipas Berishës, një tjetër publicist amerikan ka thënë se gjyqi për McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama, është në hetim dhe në hetim të thellë. Është kufomë politike dhe asgjë nuk mund të shpëtojë atë, aq sa mund të shpëtojë të korruptuarin e tij, McGonigal. Dy ditë më parë, kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA, demokrati Durbin në ndërhyrjen e tij, u ndal në mënyrë të posaçme në pagesat që janë bërë nga Rama-Duçka, McGonigalit, veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe të gjithë këto ju garantoj se janë vetëm një pjesë e veprimtarisë kriminale të zhvilluar në Tiranë. Një publicist i njohur amerikan shkruante dje; Gjyqi i McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë. Kaq e rëndë është dosja e tij. Por nëse McGongial u mor me shkatërrimin e opozitës, shqiptarët janë dëshmitarë se jo më pak se McGonigal dhe Ramgonigal, u mor edhe zonja Kim, ose McGonigali me fustan. Në mënyrën më të paskrupullt më të turpshme, duke shkelmuar çdo parim, në një vend të lirë, vend partner. Por natyrisht kur shifte ajo veprimtarinë e McGonigalit, nuk kishte se pse të shkelmonte çdo normë dhe parim dhe të ndërhynte dhe të përdorte pushtetin e ambasadës së një vendi të madh dhe mik, kundër opozitës shqiptare.
Të gjitha këto i them sot për të theksuar meritën e jashtëzakonshme të demokratëve që nuk u mposhtën, që qëndruan, që ruajtën të paprekur ndjenjat, admirimin për Amerikën e lirisë, të vlerave, natyrisht kurrë për Gonigalët dhe ata që ngjasojmë me të.

sali berisha charles mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll