Sport

VIDEO / Interi rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në vendin e dytë

Tashmë diferenca mes Napolit dhe Interit ngushtohet në 15 pikë, por sigurisht mbetet shumë e thellë për ta rrezikuar skuadrën e Spallettit.

5 Mars 2023, 20:00 Nga DOSJA
VIDEO / Interi rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në vendin e dytë

ITALI - Interi rifiton në më pak se 24 orë vendin e dytë në Serinë A, që ia kishte marrë Lazio, pas suksesit befasues 0-1 në fushën e Napolit.

Zikaltrit iu imponuan 2-0 Lecces në “San Siro”, ku sfidën vendosën golat e Mkhitaryanit dhe Lautaro Martinezit.

Tashmë diferenca mes Napolit dhe Interit ngushtohet në 15 pikë, por sigurisht mbetet shumë e thellë për ta rrezikuar skuadrën e Spallettit.

Golin që zhbllokoi takimin mesfushori armen e realizoi në minutën e 29-të, i shërbyer me zgjuarsi nga Barella.


Goli i sigurisë mban firmën e Lautaros, që shfrytëzoi më së miri pasimin e dhënë nga Dumfries (53’).

Kaq mjaftoi që Interi ta administronte me qetësi lojën në minutat në vazhdim, duke ekonomizuar forcat falë zëvendësimeve të shumta.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll