Politike

Berisha: McGonigal me ndihmën e Gjiknurit e Ballës morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën

Berisha tha se McGonigal ka shëtitur në të gjithë Shqipërian duke u vendosur 'gjoba' biznesmenëve.

5 Mars 2023, 17:54 Nga F.M
Berisha: McGonigal me ndihmën e Gjiknurit e Ballës morën me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili është marrë nën akuzë për korrupsion në SHBA, pas zbardhjes së dosjes dhe takimeve me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se McGonigal ka shëtitur në të gjithë Shqipërian duke u vendosur 'gjoba' biznesmenëve. Ai tha se ortakë e asistentë në këtë procedurë ka pasur njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën. Me to, sipas Berishës, McGonigal ka gjobitur të gjitha bizneset në Elbasan. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

McGonigal, i korruptuar, paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Ai hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhje ai. McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë. Në këtë veprimtari ai pati asistent njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, të cilët pasi kryen xhiron me bizneset e Tiranës, morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën, Nezën dhe Edi Ramën, se ndryshe nuk mund të ndodhte. Pra, as në romanet e Markezit, në realizimin fantastik të tij, skenarë të tillë nuk mund te gjenden, por ty them ju, kryeskenaristi ishte Edi Rama, sepse këtu gjithçka bëhej për ti marrë, për ti forcuar pushtetin e Edi Ramës, pasi nën pushtetin e tij, mafia kishte hapësira të pakufizuara. Ky tradhtar i kombit amerikan kishte hapësira të pakushtëzuara.

sali berisha

Sondazh

Poll