Politike

Berisha: Xhorxh Sorosi dhe McGonigal, aleatët që çelikosën pushtetin e Ramës, bazuar mbi drogën, krimin e vjedhjen e qytetarëve shqiptarë

Berisha shtoi se nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë. 

5 Mars 2023, 17:44 Nga F.M
Berisha: Xhorxh Sorosi dhe McGonigal, aleatët që çelikosën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka bërë aleatë George Soros dhe Charles McGonigal për të qëndruar në pushtet. Nga fjala që mbajti në Këshillin Kombëtar të PD-së, Berisha tha se këta dy persona kanë bërë që të forcohet pushteti i Ramës, i cili sipas tij është bazuar në drogë, krim e vjedhje. 

Berisha shtoi se nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD! Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD, që ndiqni sonte me interes të veçantë këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar e thirrur kjo për situatën e krijuar pas vendimit të Edi Ramës, si armik i egër i pluralizmit politik, si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, si hakmarrës primitiv ndaj kësaj force politike që në këtë periudhë, rreth 1 vit e gjysëm ja doli të rithemelojë, rikrijojë opozitën e vërtetë në Shqipëri. Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin, dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë. Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për tu dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria.

sali berisha

Sondazh

Poll